Bllokohet Rruga e Kombit, pavarësisht taksës prej 5 euro ajo nuk po mirëmbahet
Rruga e Kombit është tërësisht e papastruar nga bora. Kalimi nëpër këtë autostradë është bërë i pamundur si pasojë e borës së madhe në rrugë dhe mos largimit të saj nga kompanitë e kontraktuara.
Por, pavarësisht kësaj gjendje të rrugës, qytetarët detyrohen të paguajnë taksë prej 5 euro për shfrytëzimin e saj.

Indeksonline ka siguruar pamje nga pjesa Rreshen-Kalimash, ku disa vetura dhe kamionë kanë ngecur në rrugë duke shkaktuar bllokadë totale.
Shoferët janë deklaruar të revoltuar për gjendjen e rrugës dhe pagesën e taksës të cilën e bëjnë sa herë që e shfrytëzojnë atë pjesë të autostradës.
Vetëm pas kësaj bllokade në një vend më larg kësaj pike janë parë borëpastruesit, të cilët poashtu kishin ngecur të bllokuar./Indeksonline/