75 Mall Live Search
11:46 / E Martë, 25 Gusht 2020 / indeksADMonline

Përplasen 2 automjete, bllokohet rruga kryesore në Fushë-Kosovë

Rruga kryesore që lidh Prishtinën me Fushë-Kosovën është bllokuar, ku janë krijuar edhe kolona të mëdha automjetesh.

Kjo si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në trafikun rrugor.

Për fat të mirë nuk ka viktima, por dëme të konsiderueshme materiale.

Në këtë aksident është përfshirë një Pickup dhe një makinë.

Indeksonline sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ku tashmë kanë dalë edhe njësite të Policisë së Kosovës.