Bllokohet rruga në Prevallë, kolonë e madhe, s’kalohet dot (Pamje)

Ka dy ditë që situata në Prevallë vazhdon të jetë kaotike. Reshjet dhe ngricat kanë bërë që rrugët në këtë pjesë thuajse të jenë të pakalueshme.
Kolona të mëdha veturash janë krijuar edhe paraditën e sotme në Prevallë.
Sasia e madhe e borës ka vështirësuar pastrimin e rrugëve, ndërsa temperaturat vazhdojnë të jenë minus gradë./Indeksonline/