75 Mall Live Search
14:28 / E Mërkurë, 21 Maj 2025 / mp

Bllokohet rruga prej Veternikut për në Fushë-Kosovë, shkak një aksident


Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka njoftuar se do të bllokohet rruaga në Veternik për shkak të aksidentit rrugorë.

“Në rrugën nyja lidhëse e autoudhës  nga rreth rrotullimi (te pompa e derivateve të naftës Shelli në lagjen Veternik, Prishtinë e deri në kyqje të rrugës Fushë-Kosovë- Pejë, në Bresje të Fushë-Kosovës, në drejtim të Fushë-Kosovës dhe Pejës, si rezultat i aksidentit te ndodhur është duke funksionuar vetëm një shirit i komunikacionit andaj dhe ka një mbingarkesë të konsiderueshme në këtë aks rrugor.

Duke pasë parasysh këtë, lusim qytetaret të cilet e shfrytrezojnë këtë segment rrugor, të shfrytezojnë rrugët alternative të cilat dërgojnë në drejtim të Pejës dhe Fushë-Kosovës.

 Ekipet tona janë në terren dhe së bashku me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprimet për riaftesim të plotë të këtij segmenti”,. thuhet në njoftim.