Bllokohet rruga që të shpie në Rugovë

Rruga kryesore që të çon në Grykën e Rugovës, është bllokuar.
Kjo për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe gurëve në një pjesë buzë bjeshkëve, raporton IndeksOnline.
Deri më tani nuk raportohet të ketë të lënduar nga ky incident.
Njëherazi, nuk dihet edhe për sa kohë do të mbetet e bllokuar rruga.