75 Mall Live Search
13:29 / E Diele, 24 Maj 2026 / B XH

Bllokohet sistemi në kufirin me Maqedoninë e Veriut, qytetarët presin mbi dy orë

Sistemi në pikën kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është bllokuar, duke shkaktuar pritje të gjata për qytetarët që po tentojnë të hyjnë në territorin maqedonas.

Një lexues i portalit ‘IndeksOnline’ ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet numër i madh i veturave të bllokuara në kolonë.

Sipas tij, qytetarët po presin tash e më shumë se dy orë për të kaluar kufirin, për shkak të rënies së sistemit në palën maqedonase.

“Që dy orë jemi duke pritur në kufi. Sistemi ka rënë dhe nuk po lëviz asgjë”, ka thënë ai IndeksOnline.

Si pasojë e problemit teknik, janë krijuar kolona të gjata të automjeteve, ndërsa qytetarët po përballen me pritje dhe vonesa të mëdha.

Ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga autoritetet maqedonase lidhur me kohën se kur pritet të rikthehet sistemi në funksion normal. /IndeksOnline/