75 Mall Live Search
12:42 / E Mërkurë, 04 Mars 2026 / H F

Bllokohet ura e Dollcit si pasojë e punimeve, nuk pritet të lëshohet deri nesër

Ura e Dollcit është bllokuar qysh paraditën e së mërkurës, kjo për shkak të sanimeve që po bëhen aty.

Rruga Kjevë- Dollc në magjistralen Prishtinë- Pejë, nuk do të jetë e lirë për qarkullim deri nesër, shkruan IndeksOnline.

Tutje, Ministria e Infrastrukturës ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik për shqetësimet e mundshme gjatë kësaj periudhe./IndeksOnline/