75 Mall Live Search
11:17 / E Hënë, 02 Dhjetor 2024 / L K

Blloku “B1” në KEK dy ditë do të jetë jashtë funksionit

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin se sonte, në minutat e para pas mesnate është ndalur njësia “B1”, sipas një planifikimi të mëhershëm.

Gjatë kësaj ndalese të shkurtër dyditore, do të kryhet një kontroll teknik i pajisjeve dhe eliminimi i defekteve. Ky proces pritet të përfundojë nesër gjatë ditës dhe njësia do të kthehet në prodhim në mbrëmje, rreth orës 20:00.

“Kjo ndalesë është e nevojshme për të siguruar që njësia të jetë në kushte optimale për prodhim dhe për të garantuar vazhdimësinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.