Blloku i Ri gati për të çuar në parlament një deputet të ri, 110-shin e AAK-së
Durim Halilaj vazhdon të ketë përkrahje kudo në Gjakovë. Drejtori i rryer në komunën e Gjakovës po merr mbështetje në takimet kudo me qytetarë. 110-shi bashkë me kryetarin Ardian Gjini ishte mbrëmë në takim me banorët e Bashkësisë Lokale Blloku i Ri.

Halilaj ka shërbyer për dy mandate si Drejtor për Buxhet dhe Financa në komunën e Gjakovës duke marrë dijen dhe përvojën e duhur për hapin e radhës, parlamentin e Kosovës.


