11:27 / E Hënë, 24 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Blogerja më e njohur shqiptare në SHBA, Aureta, po i shijon bukuritë e Brezovicës

Aureta Thomollari është një blogere e njohur shqiptare, e cila vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ishte përfaqësuese nga “NEXT Model Menagement” në Los Angeles, shkruan Indeksonline.

Thomollari kaloi gati një dekadë në Los Angeles, ku ajo bashkëthemeloi dhe e popullarizoi dyqanin e parë të bizhuterive “Daniel Espinosa” në këtë vend.

Blogerja e suksesshme së fundmi po qëndron dhe po i shijon bukuritë në pjesën e Brezovicës në Kosovë.

Këtë kënaqësi ajo nuk e ka lënë pa e publikuar edhe në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet në një fotografi mbi një makinë bore, derisa po shijonte bukurinë përrallore të Brezovicëa, që mundëson një pamje panoramike. /Indeksonline/