17:40 / E Enjte, 12 Mars 2020 / indeksADMonline

Blue Taxi – kompania e parë e taksive me masa mbrojtëse kundër koronavirusit

Në kohën kur ka filluar shpërndarja edhe më e shpejtë e virusit COVID-19, qytetarët e Prishtinës mund të kontaktojnë kompaninë Blue Taxi në Prishtinë për udhëtim më të sigurtë, pasi që e njejta ka filluar me aplikimin e masave mbrojtëse ndaj këtij virusi.

Kompania Blue Taxi në Prishtinë duket të jetë ndër kompanitë e para në Kosovë që ka aplikuar një numër masash kundër shpërndarjes së virusit COVID-19.

Duke filluar nga sot, cdo ditë dhe atë në dy ndërrimet, përvec vendosjes së obligueshme të maskave nga shoferët, Blue Taxi kontrollon edhe gjendjen shëndetësore të vozitësve para se të njejtit të fillojnë punën.

Përvec tjerash, Blue Taxi në baza ditore bën edhe pastrimin dhe dezinfektimin e detajuar të veturave, në mënyrë që të parandalojë cdo mundësi të përhapjes së virusit tek pasagjerët dhe te shoferëve.

Kemi ndërmarrë të gjitha veprimet për të mundësuar udhëtim dhe transportim të sigurtë të udhëtarëve. Ftojmë të gjitha kompanitë tjera të ndjekin shembullin e kompanisë sonëë, thonë përfaqësues të Blue Taxi në Prishtinë.

Në cdo veturë kemi vendosur edhe dezinfektues që do të përdoret nga udhëtarët para vozitjes me Blue Taxië, theksojnë zyrtarë të kësaj kompanie.

Pas përhapjes se Korona virusit (COVID-19) gati në të gjitha shtetet e botës, ky virus deri më tani ka infektuar mbi 120 mijë persona, ndërsa mbi 4300 persona kanë humbur jetën si pasojë e tij.

Qytetarët tani mund të udhëtojnë sigurtë, duke prenotuar taksinë e tyre në Blue Taxi përmes numrave 049 / 044 800 900 ose pa pagesë në 0800 800 90ë, thonë zyrtarë të kësaj kompanie.

Organizata Botërore e Shëndetësise ka shpallur koronavirusin pandemi dhe fatmirësisht, Kosova mbetet ende e pa prekur nga ky virus.

Virusi përhapet përmes sperklave, atëherë kur personi i infektuar flet, teshtin apo kollitet.

Për këtë arsyje, Blue Taxi ka pëgatitur dhe pajisur veturat e tyre me dezinfektues duarsh per pasagjerë, dhe ka pajisur vozitesit e tyre me maska mbrojtëse.