75 Mall Live Search
23:39 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

Testimi në pistë: BMW dhe Porsche mposhten nga Kia [Video]

Kia Stinger është një makinë më e përballueshme krahasuar me makina si BMW apo Porsche.

Prodhuesi korean i makinave ka lëshuar një video të re që shfaqë modelin Stinger GT kundër BMW 6 Gran Coupe dhe Porsche Panamera.

Stinger GT ka vlerë 41,450 dollarë , ndërsa Gran Coupe dhe Panamera nga 90,000 dollarë.

Testi krahasues përfshin katër kapituj: përshpejtim, ngasje e ngushtë, sllallom dhe xhiro të mbyllura.

Për habi, makina koreane në përgjithësi dul fituese e testit. /IndeksOnline/