BMW-ja me një problem, vetëm në Gjermani më shumë se 136 mijë makina janë të prekura!

BMW-ja ka identifikuar një problem në motor që është instaluar në shumë makina.
Kjo kompani po rikthen qindra mijëra makina në të gjithë botën, për ta riparuar këtë problem, që është në motor dhe në rastin më të keq mund të çojë te zjarri, shkruan Indeksonline

Vetëm në Gjermani janë deklaruar 136 mijë makina, kurse në Shtete e Bashkuara të Amerikës është numri më i madh, 195 mijë.
BMW-ja nuk ka treguar shifrën globale, por që raportohet të jetë shumë i lartë dhe makinat e prekura janë ato të 2015 dhe 2021, duke përfshi Azinë dhe Europën.
Në këto makina, uji mund të depërtojë në motor, ku mund të shkaktojë korrozion. Ndezja e motorit mund të jetë e pamundur në këtë rast. Në rastin më të keq, mund të ketë edhe zjarr.

Parkoni makinat BMW-së vetëm jashtë, jashtë!
Sipas BMW-së, zjarri mund të ndodhë edhe kur makina është e fikur. Andaj kërkohet që këto makina të parkohen jashtë dhe jo afër ndërtesave apo brenda në garazh.
Nuk është komentuar kostoja, por motori i nisjes duhet të zëvendësohet dhe në disa makina, duhet të instalohet një bateri më e fuqishme./Indeksonline/
