75 Mall Live Search
10:07 / E Mërkurë, 07 Tetor 2020 / indeksADMonline

BMW-ja me tabela të Zvicrës si në “bahçe t’babës”, në rrugët e Kosovës

Që komunikacioni të rregullohet e të ketë mbarëvajtje të mjeteve të transportit  që operojnë brenda tij pa telashe, ekspertët e komunikacionit kërkojnë ndërtimin e rretheve e mënyrave të tjera që ndihmojnë në lehtësimin e qarkullimit të automjeteve, shkruan IndeksOnline.

Mirëpo një rreth i tillë është anashkaluar tërësisht nga një bashkatdhetar yni, në Gjilan.

Për të prezenca e rrethit dhe ngasja brenda tij, nuk ka qenë e obliguar. Madje ai shihet se si nget BMW-në e tij sikur të ishte “ n’bahçe t’babës”, duke shpërfillur tërësisht rrethin e vendosur në  këtë qytetet, e  në të njëjtën kohë duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

IndeksOnline ju sjell pamje: