75 Mall Live Search
12:06 / E Mërkurë, 15 Maj 2019 / indeksADMonline

BMW M5 Competition ka më shumë kuajfuqi se sa deklaron kompania

Car and Driver e kanë gjetur veten të surprizuar nga performanca e BMW M5 Competition më të fundit në shumë raste.

Numrat që rezultojnë nga testime të ndryshme nga Car and Driver janë përtej aftësive të deklaruara nga kompani për sa i përket kuaj fuqi dhe fuqisë rrotulluese.

Duket se BMW po e nënvlerëson këtë makinë. BMW M5 është vlerësuar me 600 kuaj fuqi (617 për BMW M5 Competition) dhe 750 Nm fuqi rrotulluese.

Edhe pse M5 përfiton nga avantazhi i sistemit të drejtimit me të gjitha gomat aktive, përsëri është një makinë e rëndë, që peshon gati dy ton.

Këto numra e bëjnë më surprizues faktin që makina arrin shpejtësinë 96 km/h për tre sekonda, ndërsa 40 km i përshkon për 11 sekonda.

Në fakt këto shifra e vendosin M5 në territorin e supermakinave. Të kesh 600 kuaj fuqi në një sedan që peshon 1905 kg, nuk është e lehtë të realizosh diçka të tillë.

Car and Driver solli një BMW M5 Competition në Livernois Motorsports në Michigan. Livernois njihet si burim premier për pjesët e performancës për modelet më të fundit.

Ato ishin të shokuar kur panë që M5 në fakt ka 617 kuaj fuqi. Në fakt ky është vlerësimi që kompania ka bërë për M5 Competition.

Për më tepër, fuqia rrotulluese në rrotat e makinës ishte 821 Nm. Kjo është 10% më shumë se sa ka deklaruar kompania.