75 Mall Live Search
20:22 / E Mërkurë, 06 Shkurt 2019 / indeksADMonline

BMW nuk e ka ndërmend t’a prodhoj Serinë 9

BMW ka një linjë të madhe modelesh, por nuk ka ndërmend të zgjerojë më tej, të paktën jo së shpejti.

“Mendoj se nuk është e nevojshme Seria 9. Në këtë segment kemi Serie 7 dhe Serie 8 momentalisht. Disa nga konkurrentët tashmë reduktuan numrin e makinave në këtë segment për shkak se sasia e prodhimit është e ulët”, tha menaxheri i zhvillimit BMW, Klaus Frehlic.

Kjo situatë në BMW nuk rrezikon planet për super-veturën, një model me 700 kuaj fuqi si BMW M8, i cili është planifikuar për vitin 2023.

Ndonëse nuk do të ketë Serie 9, pritet të mbërrijnë variante të ndryshme të Serisë 8, të tilla si kabriolet, Gran Coupe dhe M8. /IndeksOnline/