75 Mall Live Search
15:59 / E Hënë, 08 Maj 2023 / k.v

BMW përplaset në shtyllë të ndriçimit në hyrje të Prishtinës (Video)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çasteve në magjistralen Podujevë-Prishtinë, në hyrje të kryeqytetit, raporton IndeksOnline.

Një veturë e tipit BMW është përplasur në një shtyllë të ndriçimit duke përfunduar më pas e dëmtuar jashtë rrugës.

Në vendin e aksidentit është paraqitur policia e trafikut e cila po merret me rastin.

Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale ende nuk ka informacion për persona të lënduar./IndeksOnline/