15:11 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / indeksADMonline

BMW prezanton “bishat” e reja, M3 dhe M4

BMW M3 dhe M4 kanë ilustruar gjithmonë moton e famshme të BMW-së “ultimate driving machine” dhe kompania po kërkon të ndërtojë suksesin e tyre me versione krejt të reja, të cilat u prezantuan këtë të mërkure.

M3 Sedan dhe M4 Coupe vinë plotësisht të reja dhe me përditësime të shumta sportive.

Fillimisht, ndryshimi më i madh që mund të vërehet te këto dy modele, është ai te sistemi i gypave të shkarkimit të gazrave, të cilët janë plotë 4 gypa nga titaniumi të vendosur në mes të veturës të mbështjellë nga qeramika.

BMW thotë se zhurma që bënë ata është e inspiruar nga veturat garuese ndërsa ndryshon varësisht se në cilin opsion vozitet, si sport apo ekonomik.

Ndryshimi tjetër është grili nga para, mbrojtësit rreth e përreth veturës, rrotat nga para 20 inç si dhe 21 inç nga pas e sistem të ri të frenimit.

Nga brenda tipare të bëra nga fibrat e karbonit, lëkura alcantara si dhe logo M e stampuar në shumë vende.

Të gjitha këto përditësime do të dalin në treg gjatë marsit të vitit të ardhshëm.