75 Mall Live Search
17:48 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

BMW prezanton edicionin special të M850i

BMW ka zbuluar serinë e limituar të M850i xDrive GT, e cila përmban një sërë detajesh eksluzive të jashtme dhe të brendshme.

Kjo seri e limituar vjen me motor 4.4 litërsh V8 twin-turbo me plot 530 kuajfuqi, ndërsa ka një marsh automatik me 8 shpejtësi dhe tërheq me të gjitha rrotat.

Pamja e jashtme është pajisur me grila të zeza, rrethet e dritareve të zeza, disqe të zeza 20-inç dhe një ngjyrë blu metalike.

Në brendësi BMW M850i vjen me dizajnin prej lëkure M-Sport të timonit, me një tavan prej alcantara dhe sistem zëri Bowers and Wilkins.

Makina përshkon 0-100 km/h për 3.7 sekonda ndërsa shpejtësia maksimale është 250km/h.

Çmimi i kësaj makine mbetet për tu zbuluar sepse prodhimi nuk nis përpara pranverës, ndërsa do të prodhohen vetëm 400 sosh. /IndeksOnline/