75 Mall Live Search
17:03 / E Mërkurë, 03 Korrik 2019 / indeksADMonline

BMW sjell risi, X6 e re ka ndriçim në grila

BMW ka prezantuar modelin e ri X6 për 2020.

Me X7 dhe Serie-7, BMW ka shtyrë grilat e saj të veshkave mjaft shumë kur është fjala për madhësinë. Megjithatë, prodhuesi bavarez ka një trik të ri për të bërë dizajnin e saj pak më të dukshëm, e ajo është ndriçimi.

BMW ka zgjedhur të debutojë me grilen e ndricuar në një nga modelet më të spikatura, X6.

Versioni i ri – i cili nuk duket aspak i ndryshëm nga X4 – automatikisht i ndizet ndriçimi në grilë kur makina është e hapur ose e mbyllur. Shoferi gjithashtu mund të kontrollojë dritat me dorë, dhe po, është e mundur edhe ndërkohë që lëvizni. /IndeksOnline/