BMW vendos që të prodhoj makina elektrike Mini Cooper në Kinë
BMW së bashku me kompanin nga Kina, Great Wall Motor kanë vendosur që ta ndërtojnë një fabrikë në Kinë që të prodhojnë modele të Mini Cooper plotësisht elektrike.
Kjo fabrikë është planifikuar të ndërtohet në vitin 2020 deri në 2022 dhe do të vendoset në qytetin Zhangjiagang.
“Kjo ndërmarrje e përbashkët do të na lejojë të prodhojmë një numër më të madh të automjeteve elektrike plotësisht të markës në kushte tërheqëse për tregun botëror,” tha Nicolas Peter, një anëtar i bordit të administrimit të BMW./Indeksonline/.