BMW X7 vs Audi Q8: Numërimi mbrapsht ka filluar [Video]
Markat gjermane BMW dhe Audi pritet që në fund të vitit të lansojnë dy modele: X7 respektivisht Q8.
BMW kishte vendosur më herët të lëshojë imazhe aktuale nga linja e montimit, duke na njoftuar pak më herët me këtë model.
Poashtu edhe koncepti i Q8 është parë duke u testuar muaj më parë në rrugët e Varshavës në Poloni.
Nuk ka ndonjë njoftim zyrtarë, por sipas gjitha gjasave këto vetura do të lansohen në fund të këtij viti.
Më poshtë mund t’i shikoni të dyja konceptet se si pritet të duken. /IndeksOnline/