75 Mall Live Search
17:10 / E Shtunë, 18 Shkurt 2023 / MSH

BNE finaliste në turneun e Maltës, do të përballet me një ekip turk

Ekipi shqiptar në eSports, Bad News Eagles ka shënuar fitoren e radhës në turneun “CCT Central Europe Malta Finals”.

BNE triumfoi ndaj ekipit spanjoll Movistar Riders në “Upper Bracket semifinal”.

Ndeshja përfundoi me rezultat 2-0 në favor të “shqiponjave”.

Pas kësaj fitoreje, Bad News Eagles ka arritur në finale të “Upper Bracket”, ku do të përballet me ekipin turk Eternal Fire, me fillim nga ora 20:30.