75 Mall Live Search
20:32 / E Shtunë, 08 Prill 2023 / MSH

BNE-ja triumfon ndaj ekipit të dytë më të mirë në botë, kualifikohet në Majorin e Parisit

Bad News Eagles ka siguruar kualifikimin për në turneun e madh të CS:GO, “Blast Paris Major”, që do të mbahet nga 8 deri më 21 maj në kryeqytetin e Francës.

Ekipi shqiptar mposhti 2:0 në harta ekipin brazilian, FaZe, që renditen si skuadra e dytë më e mirë në botë.

BNE-ja fitoi në Inferno me rezultat 16:10, si dhe në Mirage 16:14.

Majori në Paris ka vlerën e 1.2 milionë dollarëve.