75 Mall Live Search
10:35 / E Diele, 30 Prill 2023 / Gj. Sh

BNE mposhtet në finalen e turneut “ESL Challengers”

Bad Neës Eagles janë mposhtur në finale të turneut “ESL Challengers”.

Ekipi kosovar u mposht nga skuadra Movistar Riders me rezultat 2:0 në map-a.

Në “Anubis”, MR triumfuan 16:10, kurse në “Ancient” 16:13.

Kësisoj, BNE nuk e arrin triumfin dhe kalimin në “ESL Pro League”, por i duhet të kënaqet me pozitën e dytë.