BNE priten nga ministri i sportit Hajrulla Çeku

Ekipi shqiptar i lojërave elektronike CS:GO Bad News Egle sot janë pritur nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
BNE arritën një sukses të jashtëzakonshëm në Major Ligë të garës më të madhe në lojërat elektronike duke u kualifikuar deri në fazën finale të saj dhe si rrjedhojë ata në fund u renditën në vendin e 19-të në botë, përcjellë KosovaPress.
Në njoftimin e lëshuar në faqen e tij, Çeku ka thënë se i ka përgëzuar djemtë për këtë arritje të madhe dhe ua ka ofruar bashkëpunimin e tij dhe mbështetjen e qeverisë për të arritur suksese të reja
“Të rinjtë tanë të talentuar vazhdojnë të arrijnë majat e suksesit botëror, andaj edhe mbështetja e Qeverisë së Kosovës do të jetë e përhershme”, ka thënë ndër të tjera i pari i MKRS-së.