75 Mall Live Search
08:07 / E Premte, 31 Maj 2024 / G T

Boateng dhe Ochoa largohen nga Salernitana, tani janë “lojtarë të lirë”

Futbollisti gjerman, Jerome Boateng i ka dhënë fund aventurës me skuadrën italiane, Salernitana.

Mbrojtësi ka vendosur të largohet nga kjo skuadër, pasi tashmë ka rënë nga Serie A dhe sezonin e ardhshëm do bëjë gara në Serie B, shkruan Indeksonline

Hapin e ish-mbrojtësit të Bayern Munchen e ka ndjekur edhe portieri legjendar meksikan, Memo Ochoa.

Të dy tashmë janë “lojtarë të lirë” dhe nga muaji korrik mund t’i bashkohen ndonjë skuadre tjetër./Indeksonline/