20:24 / E Martë, 22 Janar 2019 / indeksADMonline

Boateng i lë jashtë dy futbollistët më të mirë të Barcës

Barcelona nesër zhvillon ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Spanjës kundër Sevillas.

Trajneri Ernesto Valverde ka prezantuar listën me futbollistët e ftuar për këtë ndeshje.

Në listë nuk janë përfshirë Leo Messi dhe Sergio Busquets derisa është ftuar futbollisti më i ri i tyre, Prince Boateng.

Kujtojmë se Messi ishte në bankë rezervë edhe në ndeshjen e fundit të ligës kundër Leganes. /IndeksOnline/