08:57 / E Hënë, 21 Shtator 2020

Boateng ngacmon Vidalin pas transferimit të tij te Interi

Arthuro Vidal ka mbërritur në Milano dhe shumë shpejt pritet të zyrtarizohet te skuadra e Interit.

Mesfushori do të vesh fanellën zikaltër pas dy vitesh të kaluara te Barcelona, shkruan Indeksonline.

Për këtë transferim e ka uruar edhe shoku i tij, Prince Boateng por duke e ngacmuar pak.

“Edhe pse po i vesh ngjyrat e gabuara të Milanos, pac fat vëlla”, ka shkruar Boateng.

Kujtojmë se për disa muaj dy mesfushorët ishin shokë skuadre te Barcelona. /IndeksOnline/