75 Mall Live Search
11:51 / E Martë, 21 Prill 2020 / indeksADMonline

Boban e çon Milanin në gjykatë

Zvonimir Boban ka vendosur ta padis Milanin. Drejtori që erdhi me bujë te skuadra e madhe italiane pretendon se skuadra e tij ka bërë shkelje të kontratës që kishin.

Boban nuk do të pranojë shkarkimin e tij nga skuadra, pasi që sipas tij kjo çështje është e rregulluar ndryshe mes tij e skuadrës.

Lamtumira e Boban nga Milani pritet të ketë pasoja juridike të cilën do ta përcaktojë gjykata.

Konflikti mes Milanit e Boban ka nisur për hapjen e negociatave me Ragnick. Raportohet se drejtori nuk është pajtuar me skuadrën dhe se nga aty kanë filluar përplasjet./Indeksonline/