Boban me akuza të rënda për drejtuesit pas largimit nga Milano

Zvonimir Boban u largua ditën e djeshme nga bordi drejtues i Milanit , ndërsa sot ka folur në gazetën “Il Giornale”.
Kroati ka shpërthyer në akuza të forta ndaj drejtuesve Ivan Gazidis dhe familljes Elliot.
“Nuk e dija se isha në Korenë e Veriut. Në dhjetor kanë rënë dakord me Rangnick. Unë mund t’i uroj atij vetëm të mira, por duhet të më thonin. E meritoja të informohesha në lidhje me situatën”, – tha ai për Il Giornale.
Boban u largua keq nga Milani, pasi pati përplasje të forta me CEO Gazidis. Ky i fundit e nxori jashtë projektit të Milanit, ndërsa nuk dihet se si do të vazhdojë puna me Paulo Maldinin./IndeksOnline/