75 Mall Live Search
17:10 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Boban zbulon arsyen pse Modric nuk u transferua te Milani

Shefi i AC Milanit, Zvonimir Boban ka pranuar që kanë provuar këtë verë ta transferojnë në ekip mesfushorin e Realit, Luka Modric.

Boban ka thënë se nuk ka mundur ta bind Modricin për shkak të nderit.

Ai tha se kroati është një milanez, mirëpo arritja e tij ishte e pamundur.

“Modric është një milanez, por arritja e tij është e pamundshme. Mund të transferohej, mirëpo asnjëherë nuk do të koncentrohej. Nuk kishte dëshirë për t’u larguar nga Madridi pas një sezoni të keq, kjo e bën atë të ndershëm”, deklaroi ai.

Boban foli edhe për sulmuesin e Atleticos, Angel Correa.

“Me Correan nuk mundem të gjejmë kushtet e duhura ekonomike dhe duhej të negociojmë për lojtarë të tjerë në këtë pozicion. Kemi një skuadër të mirë”, përfundoi ai. /IndeksOnline/