Boca Junior fik dritat e stadiumit, përveç dollapit të Maradonës

Vdekja e legjendës së futbollit argjentinas, Diego Maradonës ka shokuar gjithë botën e futbollit.
Maradona ka vdekur në shtëpinë e tij në Argjentinë pas një sulmi në zemër në moshën 60 vjeçare.
Për vdekjen e tij kanë reaguar ekipe, lojtarë dhe figura të njohura botërore të cilët janë shprehur të pikëlluar me vdekjen e legjendës.
Boca Junior, një nga klubet në të cilat ka luajtur Maradona ka bërë një veprim pas vdekjes së tij.
Klubi argjentinas ka fikur dritat e stadiumit në nderim të Maradonës, përveç dollapit që i takonte atij në kohën kur e ka djersitur fanellën e kësaj skuadre.
