Boca Juniors shpallet kampion, me ndihmën e rivalit të përjetshëm River Plates!

Boca Juniors është kampion i ri në Argjentinë. Këtë titull e ka fituar me ndihmën e rivalit të përjetshëm, River Plates.
Kjo pasi që River Plate arriti ta mposht si mysafir rivalin e Bocas për titull, Racing, duke i mundësuar kundërshtarit të përjetshëm të fitoj titullin kampion.

Boca barazoi 2-2 me Independienten, ndërsa Racing u mposht në shtëpi nga River Plate me rezultat 1-2.
Boca arriti kështu titullin e pestë të epokës së Riquelme (tre Liga, një Kupë dhe një Kupë Kampionësh)./Indeksonline/