75 Mall Live Search
18:17 / E Enjte, 27 Tetor 2022 / Gj. Sh

Boehly tregon planin e tij te Chelsea

Biznesmeni amerikan, Todd Boehly, ka treguar planin e tij të cilin do ta aplikoj te klubi i Chelseas.

Ai ka thënë se do të adaptojmë një filozofi moderne, ku do të jetë e përqendruar në talentin elitar, transmeton IndeksOnline.

“Ne kemi një plan të qartë dhe do të adaptojmë një filozofi moderne, të drejtuar nga të dhënat të cilat do të jenë të fokusuara në talentet e elitës në zhvillim.

Tani po grumbullojmë një ekip menaxhues të thellë dhe bashkëpunues që janë të etur për të ndërtuar një mentalitet të vazhdueshëm fitues në Chelsea”, ka thënë pronari i Chelseas, Todd Boehly./IndeksOnline/