75 Mall Live Search
10:14 / E Hënë, 02 Mars 2026 / G T

Boehly tregon që s’ka lidhje me futbollin, por e bëri rolin e drejtorit sportiv te Chelsea

Pronari i Chelsea, Todd Boehly, ka bërë një deklaratë që ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin sportiv, duke folur për mënyrën se si ka funksionuar roli i drejtorit sportiv dhe procesi i transferimeve në klub.

Boehly pranoi se gjatë një periudhe kishte ndjekur instinktin e tij për të ruajtur integritetin e rolit të drejtorit sportiv, pavarësisht se, sipas tij, nuk kishte njohuri të thelluara për të vlerësuar se çfarë e bën një futbollist të mirë, shkruan Indeksonline

Ai gjithashtu u ndal te rasti i transferimit të mbrojtësit spanjoll Marc Cucurella, duke theksuar se interesi i Manchester Cityt kishte ndikuar në vendimmarrjen e tij.

“Ndiqja instiktin tim për të ruajtur integritetin e rolit të drejtorit sportiv gjatë gjithë kësaj kohe, pas pasur idenë as më të vogël se çfarë e bën një futbollist të mirë”.

“Nëse Manchester City e donte Marc Cucurella, edhe unë do ta kisha dashur. Ishte kaq e thjeshtë saqë kaq,” u shpreh Boehly.

Pronari Todd Boehly shpenzoi afër 1.7 miliardë euro qysh nga viti 2022 deri më sot.

/Indeksonline/