Boga që 4 ditë pa rrymë, turistët anulojnë rezervimet, flasin nga KEDS

Zona turistike malore e Kosovës, Boga\Rugova, sot e 3 ditë po përballet me një problem të madh.
Mungesa e energjisë elektrike që katër ditë në këtë zone turistike, ka bërë që shume turistë ti anulojnë rezervimet e tyre.
Bizneset janë në hall të madh, kështu ka bërë të ditur Skender Thaçi, kryetar i Shoqatës për Promovimin e Turizmit Malor të Kosovës dhe pronar i Hotel Magra Austria.
‘’Janë bërë katër dite pa energji elektrike një papërgjegjësi apsolute e Keds Peje! Turistet po ikin ne mungesë të rrymës shume rezervime janë anulu për shkak te mungesës se rrymës dhe internetit. Bizniset po falimentojnë’’, ka thënë Thaçi për IndeksOnline.
Më tutje ai ka treguar se nuk është hera e parë që Boga përballet me një situatë të tillë.
‘’Ky avaz i Keds po zgjat me vite, viti 2023 dhe Rugova te vuaj ne mungesë te energjisë elektrike kjo është e pa falshme’’, tha Thaçi.
Ndërkohë që nga KEDS-i për Indeksonline kanë thënë se janë duke punuar në ato pjesë megjithëse për shkak të reshurave po vështirësohet puna.
“Sic e dini kushtet atmosferike në vendin tonë kanë shkaktuar dëme edhe ne rrjetin distributiv. Normalisht që nje gje e tille ka ndodhur edhe ne Rugove duke marrë parasysh pozicionin malor dhe specifik që ka. Ekipet tona po qendrojne atje per diten e trete me rradhe duke punuar me intensitet te larte ne sanimin e demeve, por rruget e demtuara, bora dhe ererat ne pjesen malore po na shkaktojne probleme gjatë intervenimit.”, thotë Margarita Rashiti, zëdhënëse nga kjo kompani.
Si pasojë e mungesës se rrymës, bizneset po detyrohen të përdorin gjeneratorë, IndeksOnline ka siguruar një video: