13:10 / E Diele, 22 Shtator 2019 / indeksADMonline

Bogaj: Me Drenicën, harta politike e Kosovës e rreshtuar për 100 % shtet, nuk ka qenë kurrë më e plotë

Kandidati për deputet i koalicionit AAK-PSD, Yll Bogaj mbrëmë ka qëndruar në fshatin Çikatovë e Vjetër.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se  me Drenicën harta politike e Kosovës është e rreshtuar për 100% shtet, shkruan Indeksonline.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë:

Me Drenicën, harta politike e Kosovës e rreshtuar për 100 % shtet, nuk ka qenë kurrë më e plotë. Sonte, në një pritje me zemër të hapur, diskutuam me banorët e Çikatovës së Vjetër për prioritetet themelore që i duhen vendit dhe për zgjidhjet që i kemi gati për to. Bashkë do t’i japim perspektivë secilit individ dhe secilit vendbanim. Kosova 100%, është në zemrat e qytetarëve të saj. 100% Kosovë do jetë edhe në punët e institucioneve të saj.

Image may contain: 4 people, people sitting
Image may contain: 8 people, people sitting, table and indoor