Bogujevci: Të arrijmë paqe në rajon që të përdoret si model edhe në konfliktet tjera

Në emër të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili njëherësh edhe kryesues i Delegacionit të Kuvendit në këtë Asamble, delegacionin e udhëhoqi
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka folur në emër të kryetarit të Kuvendit në Sesionin e tetë Plenar të AP të SEECP-së, organizuar nga Kuvendi i Madh Kombëtar i Turqisë.
Në një lidhje online, Bogujevci foli edhe për sigurinë në rajon, duke thënë se ajo është e ndërlidhur ngushtë me sigurinë dhe stabilitetin e vendeve të Bashkimit Europian, sepse, siç tha ajo, historikisht Ballkani Perëndimor ka qenë fushëbetejë e interesave të ndryshme dhe akterëve shtetërorë dhe joshtetërorë dhe se në mënyrë direkte ka afektuar sigurinë e BE-së.
“Për të eliminuar çfarëdo mundësie të konfliktit apo kërcënimit të sigurisë përbrenda rajonit, sugjeroj që të punojmë së bashku për të arritur një marrëveshje të përbashkët të paqes si rajon, e që do të dërgonte sinjal të fuqishëm të vendet tjera të Bashkimit Evropian, por edhe që do të mund të përdoret si model i tejkalimit të konflikteve ndërmjet shteteve në rajonet e tjera të botës, ku konfliktet ende vazhdojnë. Jo rrallëherë platformat e rajonale janë kontribues të arritjes së paqes së qëndrueshme dhe sigurisë të përhershme“, theksoi Bogujevci.
Duke vënë në pah dëmet dhe pasojat që ka shkaktuar pandemia COVID-19 në shëndetin publik dhe në ekonomi, nënkryetarja Bogujevci theksoi rëndësinë e vendosjes dhe thellimit të bashkëpunimit përmes shkëmbimit të përvojave në mes vendeve pjesëmarrëse të SEECP-së, jo vetëm rreth procesit të integrimit dhe në nivel rajonal, por edhe nivel bilateral, në të gjitha nivelet me interes të ndërsjellë.