75 Mall Live Search
18:00 / E Premte, 12 Qershor 2020 / indeksADMonline

Boiken Abazi: I gjithë kombi shqiptar e do Vetëvendosjen

Themeluesi i Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi, ka mbajtur një fjalim para qytetarëve në Prishtinë për 15 vjetorin e themelimit të kësaj partie në Kosovë.

Ai tha se nga Shqipëria kanë ndjekur çdo hap të çlirimit të Kosovës sot 21 vjet më parë dhe tha se çlirimi i dytë i Kosovës ndodhi me fitoren e Vetëvendosjes.

“Ju kemi ndjekur dhe kemi qarë me ju në çdo hap. Gjithë shqiptarët e Shqipërisë i kishin sytë ka Kosova në këtë pranverë”.

“ Shqiptarët e kuptuan se VV e humbi padrejtësisht dhe vetëm përkohësisht pushtetin. Kombi shqiptar e do lëvizjen edhe më shumë sepse e do zhvillimin shoqëror, e do drejtësinë dhe progresin. Ne e dimë se si arrihet kjo, kombi ka nevojë për bashkim realizohet me VV”.