Boiken Abazi i “palon veshët”, dikur akuzonte Ramën për ndihmën nga Serbia, sot heshtë për 1000 testet e falura!

Lëvizja Vetëvendosje njihet si një nga partitë më të zhurmshme sa i përket kundërshtimit të produkteve serbe si dhe çfarëdo forme të bashkëpunimit me këtë shtet.
Por kjo siç duket nuk i pengoi kryeministrit në detyrë nga radhët e kësaj partie dhe gjithë qeverisë së tanishme që të pranojnë një donacion me teste të koronavriusit në vlerë afro 35 mijë eurove.
Anipse dikur protestonin e bënin parulla nga më të ndryshmet lidhur me produktet serbe, sot shumica prej tyre arsyetojnë pranimin e këtyre testeve ose nuk flasin fare.
Njësoj ka vepruar edhe anëtari i VV-së, Boiken Abazi i cili njihet si një prej anëtarëve më të zhurmshëm e ‘problematik’ sa i përket kësaj teme, transmeton Indeksonline.
Dikur Abazi reagonte ashpër ndaj deklarimeve të kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq për rindërtimin e 100 shtëpive në Shqipëri, por jo edhe k’to dit kur Kosova pranoi testet nga Serbia, ende nën udhëheqjen e Vuçiq./Indeksonline/
