Bojkoti i Ronaldos, portugezi nuk luan as në ndeshjen e Ligës së Kampionëve
Cristiano Ronaldo po vazhdon të bojkotoj dhe të mos luaj ndeshje zyrtare me Al Nassr.
Sulmuesi portugez nuk është pjesë e skuadrës arabe edhe në ndeshjen e sotme në Ligën e Kmapionëve të Azisë, ndaj Arkadag, shkruan IndeksOnline.
Kjo është ndeshja e tretë radhazi që 41-vjeçari nuk luan, pasi nuk u paraqit ndaj Al Riyadh dhe Al Ittihad.
Ronaldo ka shprehur pakënaqësinë ndaj transferimeve jo të mira gjatë afatit kalimtar të janarit dhe po refuzon të luaj me fanellën e Al Nassr.
CR7 ka edhe mbështetjen e tifozëve të klubit për këtë bojkot./IndeksOnline/


