Bojkotimi i ndeshjeve nga Ronaldo, liga saudite i reagon portugezit
Cristiano Ronaldo nuk ka luajtur në dy ndeshjet e fundit të Al-Nassr.
Kjo për shkak të frustrimit të tij me pronarët e klubit, “Public Investment Fund” rreth transferimeve të klubeve rivale.
Ai thotë se kjo po e dëmton Al-Nassrin, ku dhe vendosi të bojkotonte dy ndeshjet e fundit.
Kjo çoi dhe në reagimin e “Saudi Pro League”, ku foli rreth kësaj çështje.
“Liga Profesionale Saudite është strukturuar rreth një parimi të thjeshtë: çdo klub vepron në mënyrë të pavarur sipas të njëjtave rregulla. Klubet kanë bordet e tyre të drejtorëve, drejtuesit e tyre dhe menaxhimin e tyre të futbollit. Vendimet në lidhje me rekrutimin, shpenzimet dhe strategjinë u takojnë atyre, brenda një kuadri financiar të hartuar për të siguruar qëndrueshmëri dhe ekuilibër konkurrues. Ky kuadër zbatohet në mënyrë të barabartë në të gjithë ligën.”
Cristiano i është përkushtuar plotësisht Al Nassr që nga mbërritja e tij dhe ka luajtur një rol vendimtar në rritjen dhe ambicien e klubit. Si çdo lojtar elitar, ai dëshiron të fitojë. Por asnjë individ, sado i rëndësishëm, nuk merr vendime përtej interesave të klubit të vet.
Transferimet e fundit e demonstrojnë qartë këtë pavarësi. Një klub u forcua në një mënyrë të veçantë. Një tjetër zgjodhi një qasje të ndryshme. Këto ishin vendime të klubit, të marra brenda parametrave financiarë të miratuar.
Konkurrenca e ligës flet vetë. Me vetëm pak pikë që ndajnë katër vendet e para, gara për titull është e hapur. Ky nivel barazie pasqyron një sistem që po funksionon siç është menduar.
Fokusi mbetet te futbolli, në fushë, aty ku duhet të jetë, dhe te ruajtja e një gare të besueshme dhe konkurruese për lojtarët dhe tifozët”, shkruhej në njoftimin e tyre.
/IndeksOnline/

