75 Mall Live Search
17:03 / E Mërkurë, 28 Prill 2021 / Blerim

Boksa, shqelma e kartona të kuq, Llapi s’e ndal Ballkanin

Skuadra e Ballkanit ka shënuar fitore të madhe në xhiron e 31-të në Superligën e Kosovës.

Klubi nga Suhareka mposhti minimalisht 1 me 0 ekipin e Llapit, shkruan IndeksOnline

Një ndeshje spektaklore, ku pamë shqelma, boksa dhe tre kartonë të kuq.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Blend Baftiu në minutën e 33’të.

Me fitore Ballkani është në pozitën e parë me 67 pikë, një më shumë se pozita e dytë Prishtina (66)./IndeksOnline/