21:10 / E Shtunë, 21 Mars 2020 / indeksADMonline

Bokserët e izoluar detyrohen të pastrojnë vetë hapësiren e kovikteve

Përgjegjësi i ekipës së boksit Latif Demolli ka postuar pamje nga konviktet ku janë të izoluar bokserët kosovar.

Nga këto pamje shihet që në hapësirat e konvikteve ka mbeturina kurse Demolli ka treguar që kanë marrë iniciativë për ta pastruar vet ambientin, shkruan IndeksOnline.

Po ashtu ai ka treguar që bokserve të tyre i kanë ndaluar kontaktin me persona të tjerë për shkak të rrezikut të infektimit me koronavirus.

Demolli përveq tjerash ka treguar që pas 4 ditësh në izolim sot kanë ardhur për herë të parë disa persona për ta pastruar hapësirën ku po qëndrojnë./IndeksOnline/.