75 Mall Live Search
20:30 / E Hënë, 07 Dhjetor 2020 / OSH

Bokserja braziliane e rrah për vdekje burrin e saj

Bokserja braziliane, Viviane Obenauf është arrestuar pas e ka rrahur për vdekje burrin e saj 61 vjeçar.

Policia zvicerane e ka gjetur të vdekur 61 vjeçarin në një apartament, transmeton Indeksonline.

Obenauf dhe burri i saj kanë qenë të martuar që nga nëntori i vitit të kaluar.

34 vjeçarja ka një rekord prej 14 fitoreve dhe 6 humbjeve në ring. Ajo njihet si një person shumë i dhunshëm.

Në vitin 2016 ajo ishte arrestuar pasi kishte rrahur një mashkull në një klub nate. /Indeksonline/