10:44 / E Shtunë, 23 Tetor 2021 / A. M.

Boksierët e Kosovës nuk lejohen të hyjnë në Serbi, u kërkohet ta largojnë logon e shtetit nga uniformat

Raportohet se një skandal i madh ka ndodhur sot nga autoritetet serbe.

Beogradi zyrtar nuk ka lejuar boksierët e Kosovës që të hyjnë në Serbi.

Ekipi i Kosovës ishte nisur për në Beograd për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që nis nesër.

Kurse, delegacionit të Kosovës i është kërkuar të lë në kufi uniformat me shenjat e Kosovës, si kusht për të hyrë në Serbi.

Një gjë e tillë nuk është pranuar nga drejtuesit e delegacionit kosovar.