75 Mall Live Search
10:50 / E Enjte, 19 Mars 2020 / indeksADMonline

Boksierët falënderojnë “Donald Trumpin” e Kosovës, Behgjet Pacollin që ua mundësoi kthimin në Kosovë

Ekipi Kombëtar i Boksit kishte mbetur në Britani të Madhe pas anulimit të fluturimeve për shkak të përhapjes së Koronavirusit.

Në ndihmë të tyre ka dalë biznesmeni i njohur kosovar, Behgjet Pacolli i cili e ka dërguar avionin e tij privat për t’i marrë nga Londra.

Ekipi është kthyer dje në Prishtinë pas një pritje 12 orësh dhe menjëherë është dërguar në izolim në qendrën e studentëve.

Ekipi i boksit ndodhej në Londër, ku po merrte pjesë në turneun kualifikues evropian për Lojërat Olimpike Tokio 2020, por organizatori vendosi të hënën t’i pezullojë garat shkaku i përhapjes së pakontrollueshme të Covid-19

Trajneri i boksierëve të Kosovës, Besim Brahimi, e ka falënderuar Pacollin në një video-mesazh duke fluturuar në qiell me aeroplanin e tij privat. Ai madje e quan Pacollin Donlad Trump i Kosovës. /IndeksOnline/