75 Mall Live Search
11:36 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2024 / G T

Boksierët kosovarë të gatshëm për turneun kualifikues në “LO Paris 2024”

Boksierët kosovarë, vëllezërit Shpetim dhe Bashkim Bajoku, u.d.selektori Musli Zymberi, përgjegjsi, Latif Demolli, sekretar i përgjithshëm, nesër (29.02.2024) do të udhëtojnë në Busto Arsizio të Italisë.

Ekipit do t’i bashkohet, boksierja Donjeta Sadiku dhe trajnerja Marjola Sallauka, të cilat janë në kamp në Asissi të Italisë.

Boksierët e përzgjedhur do të marrin pjesë në turneun e parë kualifikues botëror të boksit për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Turneu kualifikues do të mbahet nga data 02-11 mars 2024 në Busto Arsizio të Italisë. I urojmë fat dhe suksese ekipit tonë.