Boksieri britanik bën shaka me Usyk: S’mundeni me mbushë një banjë, e lëre një stadium

Joe Joyce (nga Britania) dhe Alexander Usyk (nga Ukraina) mund të jetë meçi i radhës për tifozët e boksit.
Dy boksierët kanë filluar të ngacmojnë njëri-tjetrin në rrjetet sociale, shkruan IndeksOnline.
Boksieri nga Ukraina, Usyk ka kërkuar që një luftë ta zhvilloj në stadiumin e madh olimpik në Kiev të Ukrainës.
Por, një koment i boksierit britanik ka befasuar të gjithë tifozët e boksit.
Ai thotë se në Ukrainë s’ka shansa të mbushet një banjë me tifozë, e lëre një stadium i madh i tillë.
“Ah, ju qenkeni gjallë. Ju s’mundeni me mbushë një banjë në Kiev, e lëre një stadium. Shihemi së shpejti në Britani. Më mungon”, i ka shkruar Joyce.
Kujtojmë që para disa vite, Usyk dhe Joyce ishin rrahur, dhe pas raundeve kishte fituar boksieri ukrainas me vendim të gjyqtarëve./IndeksOnline/
